Hakimi në gjykatë, akuzohet për dhunë seksuale

Achraf Hakimi humbi stërvitjen e Paris Saint-Germain për “arsye personale”, sqaroi klubi francez, pa hyrë në detaje. Sipas RMC Sport, mbrojtësi 25-vjeçar u paraqit në gjykatë për të bërë një deklaratë në lidhje me rastin e dyshuar të përdhunimit. Një vjeçare paraqiti një padi në shkurt, duke pretenduar se futbollisti maroken e detyroi, kundër vullnetit të saj, të kryente marrëdhënie seksuale, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të ndaluar. Për policinë franceze, e reja ka thënë se ka mundur të çlirohet pasi ka goditur me shqelma Hakimin dhe ka kërkuar ndihmë nga një mik. Në mars, Hakimi u akuzua zyrtarisht për përdhunim. Cituar nga RMC Sport, mbrojtja e lojtarit të Paris Saint-Germain deklaron se ishte një “përpjekje zhvatjeje”. Këtë të premte, në një konferencë për median, Luís Enrique tha se Hakimi do të thirret për duelin me Nantes, edhe pse nuk është stërvitur.

sfidanti.al