Tifozët e Real Madridit po entuziazmohen për transferimin e yllit adoleshent brazilian, Endrick Felipe, në verën e vitit 2024. 17-vjeçari do të përfundojë kalimin e tij te Los Blancos në korrik pasi të mbushë 18 vjeç pas një marrëveshjeje të arritur me skuadrën braziliane Palmeiras në vitin 2022. Endrick ka treguar këtë sezon se është një nga lojtarët më të talentuar të vendit me 14 gola të shënuar në të gjitha garat në sezonin 2023. 11 golat e tij në ligë e ndihmuan Palmeiras të mposhtte Gremion në garën për titull në ‘Campeonatio’ për të mbrojtur kurorën e vitit të kaluar. Braziliani do të udhëtojë në Madrid në fillim të vitit 2024 me familjen e ti për të filluar procesin e vendosjes në mjedisin e tij të ri. Sezoni i ri në Brazil do të startojë në muajin prill dhe gjasat që Endrick të luajë sërish me fanellën e Palmeiras, janë të vogla.
“Fizikisht është mirë për mua, të kem këto pushime. Nuk dua të di asgjë për futbollin, dua vetëm të relaksohem. Unë jam ende i fokusuar në atë që duhet të bëj në Palmeiras. Më duhet të tregoj mirënjohje për klubin. Më duhet të punoj shumë dhe me dashtë Zoti të fitoj më shumë tituj. Jam gati për lëvizjen time dhe shpresoj se marrëdhënia ime me Real Madridin do të zgjasë për vite e vite”, deklaron lojtari.
sfidanti.al