Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi këtë të premte se atletët rusë dhe bjellorusë do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, për sa kohë që plotësojnë disa kërkesa dhe kryesorja është të garojnë si neutralë. Deklarata e lëshuar nga IOC, ndalon përfundimisht pjesëmarrjen e këtyre dy vendeve në sportet ekipore, duke bërë gjithashtu të qartë se atletët që kanë mbështetur pushtimin rus në territorin ukrainas dhe ata që janë të lidhur me ushtritë e të dy vendeve, nuk do të lejohen të marrin pjesë. Në të njëjtin shënim, IOC informon se aktualisht janë 11 atletë neutralë të kualifikuar, tetë rusë dhe tre bjellorusë. Të gjitha palët e interesuara që përmbushin objektivat e kualifikimit të përcaktuara nga federatat përkatëse ndërkombëtare mund të kualifikohet për të garuar me flamur neutral.
sfidanti.al