Mathys Tel tërheq klubet angleze

Mathys Tel vlerësohet nga analistët si e ardhmja e kombëtares franceze dhe Bayern Munchen por klubi gjerman rrezikon ta humbasë pasi sirenat nga Anglia janë shtuar gjatë muajve të fundit. 18-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira këtë sezon dhe ky fakt mund ta shtyjë të mendojë për të ardhmen larg Gjermanisë. Arsenal, Tottenham dhe Neëcasle janë disa nga ekipet e interesuara për të rrëmbyer shërbimet e sulmuesit bavarez. “Bayern Insider” ka gjetur “çelësin” e sekretit se nga buron talenti i tij. Konkretisht, ka të bëjë me vendosjen e një trajneri personal, përtej stërvitjes së zakonshme me grupin. Ai përdor edhe syzeve speciale, të cilat ndihmojnë në koordinimin dhe vendimmarrjes në lidhje me shënjestrën para porte.

sfidanti.al