Vetëm një pikë e marrë në 6 ndeshje dhe një golaverazh për t’u harruar, si vetë paraqitja në këtë pjesëmarrje në Ligën e Kombeve. E tillë ka qenë pjesëmarrja e Shqipërisë së futbollit të femrave, e cila e ka mbyllur të martën në mbrëmje me një humbje të thellë në Budapest përballë Hungarisë vendase. Shqipëria e futbollit të femrave i ka mbyllur me një humbje të thellë përballë Hungarisë ndeshjet e saj në Grupin 1 të Ligës B. Në fakt, sfida e luajtur në kryeqytetin hungarez, Budapest, ka parë vendaset të gjejnë dy gola të shpejtë, teksa Çsizar gjen e para rrugën e rrjetë në minutën e 10-të. Brenda një minute do të vijë edhe goli i dytë i Hungarisë. Në minutën e 18-të, Turanji i çon në 3-0 shifrat për vendaset. E ndërsa Kombëtarja kuqezi ka shpërdoruar një mundësi të volitshme për të shënuar në të 38-tën, 5 minuta më vonë Hungaria gjen edhe golin e 4-t, me Çsizarin që firmos të dytin personal në këtë ndeshje. Me këtë epërsi të 4-fishtë të vendaseve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të Çsizarin të vulosë 3-golëshin e saj në këtë ndeshje, duke realizuar në minutën e 81-të. Kurse Zeller do të vulosë dy minuta para mbylljes së kohës rregullt përfundimisht shifrat në favor të Hungarisë, që mund kështu Shqipërinë 6-0.
sfidanti.al