Jimmy Berisha është emëruar president i klubit zviceran të Shafhauzenit, ndërsa Admir Mehmedi drejtor sportiv. Kështu ka njoftuar klubi zviceran i kategorisë së dytë. “FC Shafhauzeni është një klub me traditë që ka infrastrukturë të madhe dhe me shumë potencial. Qëllimi ynë është të zgjerojmë më shumë aftësitë e menaxhimit, të mbështesim financiarisht dhe më gjerësisht. Prioritet dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi situatës sportive”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit presidenti i ri Berisha, i cili së fundmi ishte drejtor menaxhues i Grasshoperit.
Berisha në staf eka angazhuar edhe Mehmedin, i cili është pensionuar nga futbolli aktiv. Mehmedi ka zhvilluar 76 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës, ndërsa ka pasur karrierë të madhe në nivel klubesh duke luajtur për skuadra si Uinterthuri, Zyrihu, Dinamo Kiev, Freiburgu, Leverkuseni, Volfsburgu, si dhe Antaljaspori.
sfidanti.al