Këtë të martë, Komisioni Zgjedhor i La Ligës rikonfirmoi Javier Tebas si president të La Ligas deri në vitin 2027, pasi konfirmoi se nuk është paraqitur më asnjë kandidat , kështu që ai do të fillojë mandatin e tij të katërt radhazi në krye të shoqatës spanjolle të futbollit.
“Pasi shqyrtoi kandidaturën e paraqitur nga Javier Tebas Medrano, pasi u verifikua se ajo është paraqitur në kohën e duhur dhe se është në përputhje me rregullat statutore dhe rregullatore të zbatueshme për këtë qëllim, dhe duke mos pasur më kandidatura, Javier Tebas Medrano shpallet presidenti i La Ligës”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Zgjedhor. Mbledhja e radhës e Komisionit Zgjedhor do të mbahet më 14 dhjetor për të “zgjidhur ankesat e mundshme ose, sipas rastit, për të bërë përfundimtar shpalljen e presidentit”.
sfidanti.al