“Kujdes Shqipërinë e motivuar”

“Gazzetta dello Sport” e konsideron Shqipërinë një kundërshtar të “familjes” duke llogaritur numrin e madh të lojtarëve që aktivizohen në Serie A. Sipas të përditshmes milaneze, fakti që kuqezinjtë e mbyllën grupin me 15 pikë dhe 8 gola diferencë pozitive, do të thotë shumë.

gazzetta.it

“Do të bëjmë shumë gabim nëse e nënvlerësojmë kundërshtarin sepse ata kanë ndryshuar shumë gjatë vitit 2023. Sylvinho i dha skuadrës një fytyrë tjetër në 9 ndeshjet që e ka drejtuar me një mesatare prej 2 pikësh për ndeshje. Nga mesfusha e poshtë, Shqipëria ka lojtarë me eksperiencë në Serie A si Strakosha, Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Asllani, Ramadani dhe Bajrami. Asnjë superlojtar por motivimi nuk mungon. Në vitin 2016 u eleminuan në Europian nga Franca dhe Zvicra por këtë herë kërkojnë diçka më shumë”.  

sfidanti.al