Në Birmingham nisi maratona gjyqësore ndaj 45 tifozëve të Legias së Varshavës të cilët shkaktuan trazira në ndeshjen kundër Aston Villas, e vlefshme për Conference League. “The Sun” i cilëson si trazirat më të rënda të 20 viteve të fundit në Britaninë e Madhe të shkaktuara nga tifozët ndërsa gjykatësit i dëgjuan ata në dëshmitë që dhanë përpara trupit gjykues. Bëhet fjalë për njerëz të grupmoshës 21-63 vjeç ndërsa policia bën me dije se për 43 prej tyre janë ngritur akuza për dhunë ndaj forcave të rendit dhe prishje të rendit. Nga dhuna e ushtruar ndaj policëve, dy prej tyre morën plagë të lehta.
sfidanti.al