Efekti Messi, Inter Miami shet të gjitha biletat e sezonit për vitin 2024

Transferimi i futbollistit argjentinas, Lionel Messi te Inter Miami solli një revolucion në futbollin amerikan dhe ai pati një ndikim veçanërisht pozitiv në marketingun e klubit. Skuadra nga Florida përveç se fitoi trofeun e parë në histori, Kupën e Ligës, këtë sezon, po vjel edhe fryte të tjera falë Messit.

Inter Miami tashmë ka konfirmuar se ka shitur të gjitha biletat vjetore për vitin 2024 dhe ky është një sukses financiar pavarësisht dështimit në misionin për t’u kualifikuar në play off. Megjithatë, magjistari argjentinas ka shpresa të mëdha për një vit më të suksesshëm dhe priten përforcime tjera për ta bërë ekipin edhe më konkurrues. Tifozët kanë ende mundësinë të regjistrohen dhe të blejnë bileta individuale për ndeshjet e Inter Miamit në sezonin e rregullt në MLS, ndërsa abonimet vjetore nuk gjenden më në treg.

sfidanti.al