Derbi në gjuhën e shifrave

Superliga shqiptare e futbollit është duke përgatitur javën e 15-të. Kalendari ka rezervuar edhe përballjen mes Tiranës dhe Partizanit, sfidën më të luftuar në vendin tonë. Derbi i kryeqytetit pritet që të mbushë “Air Albanian”, ndërsa të dielën në orën 19:00 e gjithë vëmendja do jetë në këtë duel. Dueli i radhës është i dyti i këtij sezoni, me sfidën e parë që u fitua nga Partizani 2-1 me golat e Gueye dhe Kekos nga njëra anë dhe F. Hasani nga ana tjëtër. Në total, përballja e radhës do jetë e 171-ta në Superliga mes tyre dhe e 199 në total në të gjitha garat. Në total, në 198 ndeshjet zhvilluar mes tyre që nga 1945, Partizani ka 79 fitore, kundrejt 58 të Tiranës. 61 sfida mes tyre janë mbyllur në barazim. Tirana ka shënuar në total 215 gola, kundrejt 262 të shënuara nga Partizani. Duket se në letër Partizani është më i avantazhuar, për vetë klimën që mbizotëron te “Demat”. Në këtë derbi Tirana vjen nga humbja 1-0 me Erzenin, teksa Partizani barazoi 0-0 me Dinamon.

sfidanti.al