Interi arrin marrëveshje verbale për portierin Bento

Interi ka rënë dakord për një çmim me Athletico Paranaense për portierin Bento. Zikaltërit shitën Andre Onana te Manchester United në verë për rreth 55 milionë euro dhe transferuan në Milano veteranin Yann Sommer si zëvendësuesin e tij afatshkurtër. Ndërsa portieri zviceran ka bërë mirë, ai do të mbushë 35 vjeç muajin e ardhshëm, duke e shtyrë klubin të fillojë të shqyrtojë idetë për një të ri premtues. Në verë, Interi shprehu hapur interesimin e tij për portierin Bento dhe dërgoi një ofertë për 24-vjeçarin por Athletico Paranaense vendosi të refuzojë propozimin. Gjithsesi, brazilianët vlerësuan sjelljen e ekipit italian dhe bisedimet mes palëve nuk u ndalën me fillimin e sezonit. Sipas Calciomercato.com, Interi ka rënë dakord për të drejtën e parablerjes me Athletico Paranaense në bazë të një marrëveshjeje me vlerë rreth 15 milionë euro.

sfidanti.al