Neraldo Ymeri, Kampion Bote WBC Junior

Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri kanë fituar ndeshjet e tyre për titullin WBC në mbrëmjen e boksit që është zhvilluar të martën pasdite në sallën olimpike “Feti Borova”. Madje Ymeri ka marrë për herë të parë titullin Kampion Bote në versionin WBC Junior, teksa ka fituar ndaj kolumbianit Horge Moja. Një ndeshje e luftuar pas së cilës Ymeri ka fituar dhe ka premtuar se do ta mbrojë titullin përsëri në Angli. Ndërkohë Hysa ka mundur kolumbian David Kaseres me KO. Gjithçka ka ndodhur në raundin e parë. Një mbrëmje e cila pati dhe fitoret e Arjon Kajoshit, Alban Beqirit, Luis Gjolenës, Ervis Lalës, Amarildo Vrajës dhe Ardit Murjas. Pra boksi profesionist, teksa pati për promotor Noizy-n, ndryshe nga një javë më parë kur ringu u përfshi nga dhuna, këtë herë dha spektakël e shfaqje pozitive për të gjithë publikun shqiptar.

sfidanti.al