Neymar dhe Bruna Biancardi janë ndarë përfundimisht për shkak të tradhëtive të njëpasnjëshme të sulmuesit që edhe pse i dëmtuar në gju, vazhdon të ndjekë të njëjtin stil jetese. Pak javë më parë u konfirmua një tjetër histori e fshehtë e lojtarit brazilian që tashmë ka ndarë rrugët me të fejuarën e cila nga ana e saj ka kërkuar që të rrisë edhe vajzën që lindi vetëm një muaj më parë.
“Kjo është një çështje private që më takon vetëm mua por duke parë lajmet e përditshme në media, ju konfirmoj se aktualisht nuk jam në një lidhje”, thekson Biancardi në rrjetet sociale, duke larguar përfundimisht nga jeta e saj sulmuesin Al-Hilal. Plot 91 herë e fali Biancardi të fejuarin dhe mesa duket, nuk kishte aspak ndërmend që ta falte për herë të 92-të.