Momente frike për ish-sulmuesin e Brazilit

Momente paniku për ish-futbollistin e kombëtares braziliane Fred, i tërhequr nga sporti një vit më parë në moshën 39-vjeçare. Ai ka qenë viktimë e një vjedhje me armë ditën e enjte, teksa ishte duke udhëtuar me makinë në lagjen Ipanema, në Rio de Zhaneiro. Sipas mediave lokale, personi që sulmoi Fred i ka drejtuar ish-futbollistit një pistoletë në kokë, duke i vjedhur mjetin me të cilin po udhëtonte dhe celularin. Ngjarja ka ndodhur pak orë pas fitores që Fluminense arriti ndaj Sao Paolo në kampionatin brazilian. Fred, që në karrierën e tij ka luajtur 39 ndeshje e shënuar 18 gola me kombëtaren, ka luajtur disa sezone edhe në Europë. Aktualisht ai është në rolin e drejtorit sportiv te skuadra e Fluminense.

sfidanti.al