Ter Stegen në dyshim për ndeshjet e radhës

Pak ditë nga ndeshja e Championsi ndaj Portos, portieri i Barcelonës Marc Ter Stegen është në dyshim dhe sipas gazetës “El Mundo Deportivo”. Trajneri Xavi Hernández nuk do të rrezikojë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano me “gardianin” gjerman. Përballja me ekipin e Ivan Balliut luhet shtunën, në orën 14:00, për javën së 14-të të La Ligës. Ter Stegen u kthye nga skuadra e Gjermanisë me dhimbje shpine dhe nuk është stërvitur ende këtë javë. Ekipi katalan zbriti në fushë pasdite, por portieri ka qenë në “Cidade Desportiva” mëngjesin e sotëm për vlerësimin e gjendjes së tij. Opsioni më i mundshëm është që lojtari të udhëtojë në Madrid, por titullar të jetë Inaki Pena.

sfidanti.al