Pep Guardiola po hetohet për bashkëpunim me një grup që organizoi referendumin për pavarësinë e Latalonjës dhe policia iberike po e heton trajnerin e Manchester City, madje akuzat mund të jenë të rënda dhe mund ta lidhin atë për bashkëpunim me terroristët. Policia shtetërore e Spanjës (Guardia Civil), pretendon se organizata është përgjegjëse për një “fushatë të fuqishme mediatike të promovuar nga nivelet më të larta politike dhe sektorët civilë pro-pavarësisë”. Ata besojnë se Guardiola mori pjesë në këtë fushatë.
“Ai nuk hezitoi të vinte zërin e tij në dispozicion të Tsunamit Demokratik, duke iu bashkuar kërkesave të tyre dhe duke inkurajuar popullsinë katalane të rebelohet kundër sundimit të ligjit. Në fakt, me kalimin e viteve, prania e ish-trajnerit të Barcelonës në ngjarjet në favor të së drejtës për vetëvendosje dhe shkëputjes nga shteti spanjoll është rritur, madje duke iu bashkuar listës elektorale të Junts pel Si [Së bashku, për po] në zgjedhjet rajonale të vitit 2015, duke qenë deri më sot një nga fytyrat më të dukshme të procesit të pavarësisë në nivel ndërkombëtar”, theksohet në media.
Guardiola nuk i ka fshehur bindjet e tij e se Katalunja duhet të ketë të drejtën e votës. Gjithmonë i prirur për të promovuar kulturën katalanase, Guardiola kohët e fundit loboi që gjuha katalanase të përfshihej si gjuhë zyrtare e BE-së.
sfidanti.al