Dani Alves, i cili ndodhet në burg që prej një viti për shkak të akuzave të përdhunimit në një pub të Barcelonës, rrezikon shumë. Ndërkohë që akuza po përgatit dosjen që do të çojë në gjykatë, mësohet se do të kërkojë 9 vjet heqje lirie për ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe Brazilit, i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 23-vjeçare pasi e ka mbyllur në tualetin e një pub-i në 30 dhjetor të vitit të kaluar. Përveç 9 viteve burg, prokuroria ka kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh për viktimën. Nga dënimi i rëndë, Dani Alves mund të shpëtojë vetëm nëse pranon akuzat dhe do të kërkojë reduktim duke arritur një marrëveshje me prokurorinë.
sfidanti.al