Ballkani nuk luan dot në Prishtinë, transferohet në Tiranë

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, që për të dytin vit me rradhë po merrë pjesë në grupet e Ligës së Konferencës, ndeshjen e xhiros së 5-të në kuadër të grupit “C” kundër Viktoria Plzen do të duhet ta zhvillojë jashtë Kosovës dhe UEFA ka miratuar zhvillimin e sfidës në “Air Albania”.

Komunikata e FSHF-së:

Stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare. UEFA ka vendosur sot të spostojë ndeshjen mes klubit të Ballkanit (Kosovë) dhe FC Ciktoria Plzen (Çeki) nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës në stadiumin e kryeqytetit kosovar, ndërkohë që sfida është e programuar të luhet në Shqipëri më datë 30 nëntor, duke nisur nga 18:45.

Për momentin Ballkani ndaj vendin e dytë në grup bashkë me kazakët e Astanës, që të dyja skuadrat me nga 4 pikë, ndërsa Viktoria Plzen është e sigurtë në vendin e parë me 12 pikë.

sfidanti.al