Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, iu kundërpërgjigj akuzave se skuadra e tij i vodhi Ukrainës kualifikimin në Euro 2024. Tensionet u ndezën në BayArena të hënën pasi Bryan Cristante i Romës u përplas me Mykhailo Mudryk e Chelseat në zonën e rreptësisë në minutat e fundit të ndeshjes. Ukraina reagoi ashpër kur gjyqtari Jesus Gil Manzano vendosi të mos jepte penallti, një vendim që tronditi edhe shikuesit. Italia përfundimisht ruajti barazimin 0-0, një rezultat që garantoi kualifikimin në Euro 2024.
“Ne nuk kemi vjedhur asgjë, nuk jo vetëm që e kemi merituar, por vërtet e kemi merituar kualifikimin në Kampionatin Evropian. Nëse dikush merret me atë incident kundër nesh, nuk është e drejtë pa parë pjesën tjetër të paraqitjes së ekipit. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte, dhe ai incident mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë sa shumë njerëz thonë”.
sfidanti.al