Mehmeti , shpëtimtari i Dinamos

Fitorja ndaj Erzenit e ngjit Dinamon ëprkohësisht në vendin e pestë të klasifikimit duke e larguar ndjeshëm nga zona e ftohtë e klasifikimit. Brenda pak javëve, trajneri Dritan Mehmeti ka arritur të bëjë një mrekulli me “nëndetësen” duke e rikthyer në ujëra të qeta dhe përkohësisht larg zonës së trazuar të mbijetesës. Rustem Hoxha në minutën e 77 shënoi golin e 3 pikëve të arta ndërsa skuadra për të tretën ndeshje rresht nuk doli pa pikë dhe ky është një sinjal i rëndësishëm për skuadrën që ka nisur të reagojë duke iu përgjigjur trajnerit të saj.

Largimi i Di Biagios duket se ka qenë vendimi i duhur dhe këtë po e tregon koha ndërsa tashmë Dinamo mund edhe të synojë zonën e 4 më të mirëve pasi kampionati mbetet ende shumë i gjatë, pavarëësisht faktit që në janar skuadra nuk mund të forcohet për shkak të bllokimit të merkatos.

sfidanti.al