Jo vetëm De Biasi, edhe Daja kandidat për Kosovën

Një emër tjetër i njohur është kandidat për stolin e Kosovës, të paktën sipas mediave në vendin fqinjë. Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe konsiderohet si kandidati kryesor për t’u bërë trajner i ardhshëm i Përfaqësueses së Kosovës. Gjatë ditës së mërkurë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi të ndajë rrugët me sllovenin Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024. Menjëherë pas lajmit të largimit të Gliha-s, filluan të qarkullojnë lajme me emra të ndryshëm të trajnerëve që pritet ta marrin drejtimin e Kosovës. Ndër më të përfolurit është edhe kroati Nenad Gracan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic. Sipas portalit “Telegrafi”, Daja ka fituar shumë terren gjatë orëve të fundit. Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të finalizohet shumë shpejt, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023/24, kur edhe i skadon kontrata.

sfidanti.al