Euro 2024, hidhet shorti i ndeshjeve “play-off”

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për “play-off”-in kualifikues për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Në gjysmëfinalen e grupit B, goglat bënë bashkë Bosnjë-Hercegovinën dhe Ukrainën dhe fituesi i kësaj ndeshjeje do të presë në finale fituesin e gjysmëfinales mes Izraelit dhe Islandës. Ishin të njohur gjysmëfinalistët e grupit C ku Gjeorgjia ose Luksemburgu do të presin në finale Greqinë ose Kazakistanin. Në grupin A, Uellsi ose Finlanda do të presin në finale Poloninë ose Estoninë. Pas tre finaleve, play-off do të na japë tre kombëtaret e fundit në Kampionatin Europian, duke kompletuar numrin prej 24 të ekipeve pjesëmarrëse. Që të gjitha skuadrat e kualifikuara do të vendosen në vazon e katërt të shortit të 2 dhjetorit.

sfidanti.al