Joao Palhinha vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Bayern Munchen për repartin e mesfushës. Gjiganti gjerman ishte shumë pranë shërbimeve të mesfushorit portugez në verë, por në momentin e fundit transferimi i tij dështoi. Në fakt mesfushori portugez kishte udhëtuar drejt Munchen dhe kishte kaluar edhe testet mjekësore, por në fund transferimi dështoi pasi Fulham nuk e kishte gjetur zëvendësuesin. Bavarezët do të rikthehen në janar pasi Palhinha mbetet objektivi kryesor i tyre për të përforcuar repartin e mesfushës. Sipas asaj që ka raportuar gazetari gjerman Florian Plettenberg, Bayerni ka kërkuar nga Fulham të ulë kërkesat për transferimin e Palhinhas. Kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk dëshirojnë të paguajnë 60-65 milionë euro për mesfushorin portugez.
sfidanti.al