Silvinjo e pësoi si De Biazi: Ia  vodhën  meritën për Europianin.!

Deri ku mund të ngjitet një president, më shumë prej marrëzisë që vjen nga flirtimi me veten? Shikoni posterin e FSHF-së, me rastin e kualifikimit të ekipit Kombëtar në Europian, ku  në majë të  “Everestit kuqezi” është vendosur ..busti i presidentit Duka.  Një Armando tjetër, 24 karatësh , Broja i Çelsit,  gati po bie poshtë nga ..posteri. Vetëm me qiri ose  me lupë mund ta gjesh  në fundin e montazhit.. hileqar.

Ajo dorë, apo.. ajo mendje që e ka shpikur këtë biçim foto-triumfi, me mertitë, futet në garën spektakolare të deformimit dhe servilizmit. Pothuaj në një finale  me atë urimin e “famshëm” me rastin e ditlindjes së presidentit tonë  të moçëm : “ Të na rrojë futbolli, sa presidenti Duka..”

Një urim që na u duk si çmenduri në atë kohë kur lindi, por të çmendurit paskemi qënë ne që nuk besuam. Futbolli i kampionatit ka vdekur me kohë, kurse presidenti Duka , në qypin plot me erë të futbollit, shijon vetëm shtresën e  mjaltit të  kombetares. E dinim dhe besonim se askush nuk mund ta vidhte dot meritën e padiskutueshme të trajnerit Silvinjo, as edhe vetë “zoti i qeverisë” që e solli dhe e pagoi me paratë e “tija”…

Sfidanti.al