Granit Xhaka rekordmen te Zvicra

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka vendosur një rekord të ri sa i përket ndeshjeve me “helvetët”. Në ndeshjen kundër Izraelit, Xhaka u bë rekordmen i Zvicrës pasi regjistroi sfidën e 119-të. Dueli mes Izraelit dhe Zvicrës u mbyll 1-1 dhe u zhvillua në Hungari, ndeshje që i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”. Xhaka, aktualisht ka 119 ndeshje dhe 14 gola të shënuar për Zvicrën. Ai me fanellën bardhekuqe ka debutuar në muajin qershor të vitit 2011. Zvicra ndaj Izraelit nuk arriti ta sigurojnë kualifikimin për Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.

sfidanti.al