Neymar në gjyq për keqtrajtimin e pastrueses

Një ish-punonjëse shtëpie ka akuzuar yllin brazilian të futbollit Neymar në Gjykatën e Punës në Paris për punë të paligjshme, kushte të pahijshme të punës, mospagesë të orarit shtesë dhe mungesë pushimi me pagesë. Sipas Le Parisien, që ka bërë të ditur informacionin,  ajo kërkon 368 mijë euro dëmshpërblim. Duke regjistruar orarin e saj të punës në një fletore, gruaja braziliane pa leje qëndrimi punonte 60 orë në javë, ose 20 orë më shumë se orët e zakonshme të punës së një shërbyese. Ajo e ka paditur Neymarin edhe për kushte të padenja pune, mos pagesë të orarit shtesë dhe mungesë pushimi me pagesë. Përveç kësaj, ajo akuzon yllin brazilian se e ka detyruar të vijë në punë 15 ditë para lindjes së parakohshme të fëmijës së saj të katërt. “Nga janari i vitit 2021 deri në tetor 2022, Neymar përfitoi nga pasiguritë e klientit tonë për të vendosur kushte të pahijshme pune ndaj saj, duke shkelur rregullat bazë të ligjit të punës”, theksoi avokati.

 

sfidanti.al