Basketbollisti spanjoll, Huan Karlos Navaro, kaloi edhe një kufi rekord tjetër në Euroligë. Ky basketbollist i Barsës luajti ndeshjen e 319-të në konkurrimin më të fortë të Evropës, ndërsa kaloi edhe kufirin prej 4000 pikësh. Navaro, 36 vjeç, deri tani, ka luajtur në 16 sezone të Euroligës, në të cilën ka fituar dy tituj kampioni, më 2003 dhe 2010. Po ashtu, ai është koshashënuesi më i mirë në histori, ndërsa është, gjithashtu, shënuesi më i mirë i trepikëshave me 595 kosha, të shënuar, duke gjuajtur pas vijës, nga e cila sigurohen tri pikë. Mbas tij, në “listën e përjetshme” të koshashënuesve më të mirë në Euroligë ndodhet pjesëtari i përfaqësueses greke dhe të Olimpiakosit, Vasilis Spanulis, me 3276 pikë.
sfidanti.al