Kuang Song Han! Ky është një djalë koreanoverior që shënon gol në Serinë A. Po, po, pikërisht nga Koreja e Veriut, vendi që shpesh anatemohe nga shumë anë, por që harrojnë se edhe atje jetojnë njerëz si kudo. Njerëz që duan edhe të luajnë futboll dhe t’u ngjajnë yjeve si Mesi apo Ronaldo. Hani 18-vjeçar (lindur në 1998), pasi debutoi një javë më parë në ndeshjen Palermo-Kaljari, shënoi golin e parë personal dhe golin e parë koreanoverior në kampionatin italian.
Përfundoi me humbje ndeshja në fushën e vet ndaj Torinos, por për Hanin pasditja e së dielës ishte e bukur. Besohet se ky është koreanoveriori i dytë që italianët e mbajnë mend mirë, pas Pak Do-Ikut që u shënoi gol dhe i eleminoi në Kupën e Botës të vitit 1966 në Angli. Duhej të kalonin plot 51 vjet për t’u përsëritur, ndonëse jo me shenja dramatike për futbollin italian.
Me një shtatlartësi të mirë (1.78 metra), me 70 kg peshë, me moshë të re, dhe me cilësi të mira, ai pritet të ketë karrierë të bukur. Han di të driblojë mirë, njeh mirë golin dhe ka vizion loje. Me Korenë e Veriut U16 ka dalë kampio i Azisë.
Sfidanti.al