Pësoi atak kardiak, Bas Dost tërhiqet nga futbolli

Sulmuesi i Kombëtares holandeze, Bas Dost ka “var këpucët në gozhdë” dhe kjo për shkak të problemeve shëndetësore që ai shfaqi së fundmi.

Dy javë më parë, sulmuesi i njohur pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar dhe arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, i cili e dërgoi me urgjencë në spital.

Sulmuesi i NEC tashmë ka dalë nga spitali, por si masë paraprake iu vendos një defibrilator i brendshëm.  Bas Dost u diagnostikua me miokardit dhe për këtë tashmë ka bërë të ditur se do ta ndalojë karrierën si futbollist.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe”,- tha Dost.

sfidanti.al