Sulmuesi i Kombëtares, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, ka synime të qarta: të sigurojnë kualifikimin, përballë është Moldavia, dhe të kthejnë në festë ndeshjen e fundit në “Air Albania”, atë me Ishujt Faroe. Sigurisht që për të arritur objektivin, sulmuesi kuqezi kërkon mbështetjen e tifozëve, arma më e fortë në këto kualifikuese dhe në këtë akt të fundit në rrugën drejt “Gjermani 2024”.
“Si çdo herë jemi përgatitur dhe jemi shumë të fokusuar. Kjo është finalja jonë. Në këto kualifikuese jemi përgatitur mirë, ta shohim se si do të vazhdojë ecuria edhe në këto ndeshje. Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë dhe të dalim më shumë apo më pak nga vetja, nëse vazhdojmë me këtë ecuri që kemi pasur nuk besoj se do të hasim problem”.
“Futbolli gjithmonë ka vështirësi dhe mendoj që ekipi që kemi, grupi që kemi ka shumë cilësi dhe zemër dhe besoj se do të dalim me fitore. Fuqia jonë janë tifozat kuqezi, tifozat e kombëtares, jemi shumë krenar për ta dhe shpresoj që t’i gëzojmë në dy ndeshjet e fundit, së pari me Moldavinë dhe pastaj ta bëjmë festën e madhe në Tiranë “ – përfundoi Arbnor Muja.
sfidanti.al