Megan Rapinoe ka deklaruar se ‘nuk ka Zot’ pasi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit të karrierës së saj, duke shkaktuar kështu polemika të shumta në opinion. 38-vjeçarja njoftoi para Kupës së Botës verën e kaluar se do të tërhiqej në fund të sezonit aktual aty ku po paraqitet tek ekipi amerikan OL Reign. Rapinoe pati mundësinë për të fituar titullin e parë të ligës në karrierën e saj profesionale pasi OL Reign arriti në finale të kampionatit.
Por vetëm tre minuta pas fillimit të ndeshjes Rapinoe pësoi dëmtimin që e detyroi atë të largohej nga fusha para kohës. Për ta bërë këtë mbrëmje edhe më të keqe për Rapinoe, ekipi i saj OL Reign e humbi në fund ndeshjen me rezultat 2-1 ndaj Gotham FC. Pas ndeshjes, ajo foli për dëmtimin pasi bëhet fjalë për këputje të tendinës së Akilit, ndërsa u shpreh: “Unë nuk jam një person fetar apo ndonjë gjë tjetër dhe nëse ka pasur dyshime nëse ka një Zot, kjo është provë se nuk ka”. Rapinoe ka fituar Topin e Artë për femra në vitin 2019 dhe gjatë karrierës së saj profesionale, ka shënuar 63 gola dhe ka regjistruar 73 asiste.
sfidanti.al