Paris Saint-Germain regjistroi një fitore të thellë me rezultatin 3-0 në transfertën e Reims falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Kylian Mbappe i cili shënoi tre herë, duke i dhënë ekipit të tij tri pikë shumë të rëndësishme. Në fund të ndeshjes, sulmuesi francez foli edhe për të ardhmen e tij.
“Nuk dua të flas për këtë tani. Nuk është koha e duhur. Gjëja më e rëndësishme tani për mua është të luaj. Unë jam më i qetë tani. Unë gjithmonë ndihem i lumtur kur shënoj tregolësh. Ka ndeshje kur unë luaj dobët dhe shënoj më rrallë, por jam i lumtur më këtë ndeshje. Ligue 1 është një kompeticion krejtësisht ndryshe nga Liga e Kampionëve dhe skuadrat luajnë më ndryshe. Ne dëshironim të ishim lider dhe jemi të lumtur që kemi marrë kryesimin”.
sfidanti.al