Julian Nagelsmann e ka lënë përkohësisht jashtë listës së Gjermanisë portierin Manuel Neuer. Edhe pse u rikthye te Bayern Munchen pas rreth 1 viti mungesë, gardiani nuk preferon të rrezikojë duke evituar bashkë me teknikun, grumbullimin për ndeshjet miqësore të radhës me Turqinë dhe Austrinë.
Jaulian Nagelsmann:
”Të gjithë jemi të gëzuar për rikthimin e Manuel Neuer në fushë. Edhe pse periudha e pas-lëndimit është e freskët, ai ka dhuruar paraqitje për t’u duartrokitur. Kam pasur kontakte me Manuelin dhe kemi rënë dakord se do të jetë pushim. I nevojitet ende kohë për të marrë veten pas asaj sprove të vështirë që pësoi vitin e shkuar. Përparimi në formën e kapitenit të Bayernit është më se i dukshëm pas çdo ndeshjeje. I bindur se brenda një kohe të shkurtër do të shohim më të mirën prej tij. Shkëmbejmë ide vazhdimisht mes njëri-tjetrit në platformën ‘WhatsApp”, çka do të thotë se kemi lidhje të fortë profesionale”.