Dani Alves është ende në burg, me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze të re. Kjo ngjarje ka ndodhur dhjetorin e kaluar në një klub nate në Barcelonë, dhe sot ka dalë në dritë dëshmia e së resë në polici, pas përdhunimit të pretenduar dhe ende në hetim, e cila shpjegon në detaje historinë e saj:
“Ai ishte pas meje, unë kisha kushëririn tim përpara. Më pas mbaj mend që ai u largua dhe unë. Më bëri shenjë që t’i afrohesha. Mendova të flisja me të dhe të shihja se çfarë donte, nuk mendoja për asgjë tjetër. Shkova atje për të folur me të, nuk e dija ku do të më çonte. Arritëm në një dhomëz me derë, ai e hapi dhe unë hyra. Kur hyra brenda, pashë se ku po futesha, pashë se ishte një banjë e vogël, shumë, shumë e vogël. Mendoj se atëherë filloi tronditja ime. Më kujtohet, ai u ul dhe fillova t’i them: Duhet të iki, duhet të iki. Mbaj mend që më ngriti fustanin dhe më bëri të ulem mbi të. Aty filloi të më thoshte të gjitha llojet e gjërave. Ai këmbënguli që edhe unë t’i tregoja gjëra. Më lëndoi gjurin, u përpoq të bënim seks oral. Unë u përpoqa të largohesha, derisa ai më kapi nga qafa dhe filloi të më godiste”.
sfidanti.al