Hiri i tifozëve të Barcelonës në stadiumin e ri

Barcelona në krizë financiare po studion mënyra të ndryshme për të arkëtuar sa më shumë para. Shpikja e fundit është një varrezë në stadiumin e ri “Camp Nou” për tifozët që kanë ndërruar jetë. Në stadiumin që po rindërtohet, arkitektët kanë projektuar një ambjent rreth 180 metra katrorë ku do të qëndrojë hiri i njerëzve të cilët kanë pasur një lidhje të fortë me klubin dhe ngjyrat. Shpikje e gjitha katalane dhe pa asnjë precedent në gjithë historinë e futbollit.

Në këtë mënyrë, pas dasmave në kompleksin e vjetër për një shumë të caktuar, në të ardhmen rreth 6500 ish-tifozë mund të ndjekin nga bota e përtejme ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës. Projekti parashikon që në varësi të kohëqëndrimit të hirit, njerëzit e afërt të ish-tifozëve mund të paguajnë nga 300 deri në 6500 euro.

sfidanti.al