Ronaldo pa limite në Arabinë Saudite

Klasi i Cristiano Ronaldos nuk zbehet pavarësisht moshës 38-vjeçare. “Ylli” portugez realizoi një gol fantastik nga një distancë e konsiderueshme në ndeshjes mes La Nassr dhe Al Kaleej në javën e 12-të të Saudi Pro League. Në minutën e 26-të, CR7, pasi i krijoi vetes hapësirën e nevojshme për të goditur, e dërgoi topin në krahun e majtë të portierit, me këtë të fundit që nuk mund të bënte asgjë. 12 gola në 11 ndeshje për Ronaldon, që vazhdon të shënojë si në kohët e tij më të mira. Në pjesën e dytë realizoi edhe Laporte (2-0).

sfidanti.al