Tango e fundit

Lionel Messi nuk e braktis futbollin e rëndësishëm, të paktën deri në vitin 2026. Kupa e Botës në Amerikën e Veriut do të jetë skena e tangos së fundit të fituesit të 8 Topave të Artë, i cili duket i pashtershëm edhe pse momentalisht luan në MLS me një ritëm tjetër dhe në një kampionat në dukje gjysmë-amator. “Uria vjen duke” ngrënë dhe argjentinasi e pëlqen shumë ushqimin e gatuar nga sukseset në fushën e lojës.

Kampion bote në funqi, të gjithë menduan se pas suksesit në Doha që ishte edhe trofeu i fundit i pafituar, ai do të dorëzohej por jo, gjatë orëve të fundit, “pleshti” ka deklaruar se mundësitë që të luajë në Kupën e Botës 2026 janë të mëdha dhe tangon e fundit ndoshta dota hedhë bashkë em Criatiano Ronaldon që gjithashtu ka bërë me dije se nuk dëshiron ta humbasë kompeticionin e parë botëror me 48 skuadra. Argjentinasi do të jetë 39 vjeç, ndërsa portugezi do të ketë prekur 4 dekadat. Momentalisht, rekordin e lojtarit më të vjetër në një Kupë Bote e mban kamerunasi Roger Milla me 42 vite në botërorin e SHBA-së në vitin 1994.

sfidanti.al