Talente në fushën e lojës, por problematikë në stilin e jetës, kryesisht nga veset që kanë. Shumë sportistë e vuajnë këtë sindromë dhe njëri prej tyre është ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit. Dani Alves është ende në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brian 2”, në paraburgim, deri në gjykimin e tij. Akuza është ajo e përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare, ndodhur në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës më 30 dhjetor 2022. Nëse shpallet fajtor, ish-lojtari i Barcelonës rrezikon deri në 10 vite burg.
Procesi është padyshim kompleks dhe Dani Alves ka përjetuar momente shumë të vështira familjare. Tashmë, Joana Sanz po e mbështet dhe është afruar me futbollistin brazilian, por së fundmi kanë lindur keqkuptime me ish-bashkëshorten, e cila fillimisht e kishte mbështetur publikisht. Braziliani përmes rrjeteve sociale i ka uruar ditëlindjen vajzës së tij, Viktoria, e cila të dielën u bë 16 vjeçe. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer ish-bashkëshortes, Dinorah Santana.
“Për mua ai nuk ekziston, për mua është i vdekur”, – tha ajo së fundmi në një intervistë. “Daniel Alves, pavarësisht se është në burg, ka të drejtën dhe mjetet për të bërë një telefonatë me vajzën e tij, gjë që nuk zgjodhi ta bëjë. Publikimi ishte surprizë për të gjithë, pasi nuk e ka përdorur Instagramin që nga janari i këtij viti”. Dinorah do të marrë masat e nevojshme ligjore për të mbrojtur vajzën dhe për të ruajtur integritetin e reputacionin e saj emocional.
sfidanti.al