Sadiku gjen golin e parë në Indi

Armando Sadiku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e parë në elitën e kampionatit indian. Në takimin që skuadra e tij, Mohuan Bagan luajti në JRD Tata Sports Complex (Jamshedpur) ndaj Jamshedpur, Sadiku “tundi rrjetën” në mintën e 29-të.

Për 32-vjeçarin nga Shqipëria ishte ndeshja e tij e katërt me fanellën e atij ekipi. Sadiku ka luajtur më parë në Bolivi për Bolivar, ndërsa ka kontribuar në Spanjë për Las Palmas apo edhe Cartagena.

sfidanti.al