I harruar nga të gjithë, Dani Alves befason

Ish-futbollisti Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari për përdhunimin e dyshuar të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit 2022. Këtë të premte, ish-lojtari i Barcelonës ka habitur të gjithë ndjekësit e në Instagram, kur ka publikuar një mesazh enigmatik kushtuar vajzës së tij, Victoria Alves, përmes një “story”.

“Pavarësisht se ku je, unë do të jem gjithmonë me ty”, ka shkruar braziliani, duke etiketuar profilin e vajzës së tij, i cili është privat për më shumë se 500 ndjekësit që ai ka në të. Dani Alves ka ndarë edhe dy imazhe krejtësisht të zeza pa tekst, duke i lënë vend interpretimeve. Hera e fundit që dikush dëgjoi për një mesazh nga sportisti ishte letra që ai i shkroi me dorë ish-bashkëshortes Joana Sanz, pak më shumë se një muaj më parë.

sfidanti.al