Carlo Ancelotti tha se ishte “i befasuar” nga golat që po shënon Jude Bellingham pasi mesfushori i Real Madridit shënoi dy herë në fitoren e tyre 2-1 në El Clasico kundër Barcelonës të shtunën, duke shtuar se për momentin ai është lojtari që po bën diferencën.
“Ai shënoi një gol të mrekullueshëm fillimisht dhe u tregua i zgjuar në të dytin. Ne jemi të befasuar. Të gjithë janë të befasuar nga niveli i tij i efikasitetit në sulm. Ai futet në zonë, por sot gjuajtja për golin e parë na befasoi, ai shënoi një gol të mrekullueshëm. Tani për tani ai është lojtari që po bën diferencën”, u shpreh tekniku italian. Ylli anglez numëron 10 gola në 10 ndeshje në La Liga këtë sezon, duke kryesuar listën si golashënuesi më i mirë, ndërsa ka shënuar 13 në të gjitha ndeshjet e sezonit ku ka shtuar edhe 3 asiste.
sfidanti.al