Barcelona, Yamal mund të vendosë rekordin në El Clasico

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal mund të thyejë një tjetër rekord në përballjen e sotme në El Clasico me Real Madrid. 16-vjeçari është bërë një lojtar jetik për klubin në 12 muajt e fundit dhe ai duket se do të startojë që nga fillimi kundër Los Blancos në Katalonjë.

Ndërsa rritja e tij bën përshtypje, rekordet vazhdojnë të jenë shënjestër e lehtë për produktin më të fundit të linjës së prodhimit La Masia. Që nga prilli, ai ka vendosur rekorde si lojtari më i ri ndonjëherë i Barcelonës, debutuesi dhe golashënuesi më i ri i Spanjës dhe golashënuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe La Ligës.El Clasico e sotme paraqet një tjetër shans për Yamal për të thyer një barrierë të re pasi ai do të bëhej lojtari më i ri që aktivizohet në një ndeshje El Clasico.

sfidanti.al