Lojtari i përulur dhe human Muller pozon me fanellën e shqiptarit Gruda

Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda është duke kaluar një moment të mirë me ekipin e Mainz në Bundesliga ku edhe ndaj Bayern Munchen tregoi aftësitë e tij. Forma e 19-vjeçarit i ka rënë në sy edhe sulmuesit të Bayern Munchen, Thomas Muller, i cili pas ndeshjes me Mainz, ku bavarezët fituan me rezultatin 3-1 mori fanellën e talentit shqiptar, Gruda. Në një postim në rrjetet sociale, Muller ka publikuar foto me fanellën e Grudës, ndërsa i thotë sulmuesit të ri që të vazhdojë punën. “Faleminderit Bryan Gruda për fanellën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im. Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë e lehtë në Mainz”, ka shkruar Thomas Muller që ka pozuar me fanellën e tij.

sfidanti.al