Djemtë “shpresa” rikthehen me “këmbë në tokë”

Dy fitoret e para mesa duket e kanë shpërqëndruar disi Kombëtaren U-21 që pësoi një humbje turpëruese 4-1 në sfidën e tretë eleminatore të Euro 2-25 në Filnlandë. Fillimi i ndeshjes ishte i tmerrshëm për të besuarit e trajnerit Alban Bushi, të cilët pësuar dy gola të shpejtë: Liimatta realizoi dopietë, 4’ dhe 6’. Një mbrojtje e përgjumur e kuqezinjve ua bëri gjithçka të lehtë vendasve në vazhdim. Deri në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë u përpoqën të reagojnë, por pa arritur të krijojnë moment të rrezikshme para portës kundërshtare.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Bushi bëri dy zëvendësime të menjëhershme, Buxhelaj e Kristian Shpendi për Brayan Boci e Arda Kurtulan. Por përsëri janë vendasit që arrijnë të shënojnë menjëherë duke e bërë formalitet ndeshjen në vazhdim. Pikërisht në minutën e 48-të, Liimatta shënon edhe të tretin personal. Kuqezinjtë arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 80-të me anë të Pajazitit, por pa arritur të ndryshojnë fatin e ndeshjes.  Në fund vjen dhe një gol tjetër për vendasit, me Ylitolva 90’+6, për të firmosur rezultatin përfundimtarë 4-1 të kësaj sfide.

sfidanti.al