A e mendon Feteli, Mercedesin si favorit? Ashtu duhet quajtur!

Sebastian Fetel ka lëshuar nga goja disa fjalë të kujdesshme, por edhe me një mesazh të fshehur përpara Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Katër herë kampioni i botës, vlerësoi se kundërshtarët e Mercedesit janë favoritë për të fituar garën në pistën e Shangait, ndonëse ligjerata nuk ishte kaq “e drejtë”. “Unë mendoj se ende Mercedesi duhet të quhet favorite, kjo është e kuptueshme, – tha ai, – ne (Ferrari) e dimë se kemi një makinë të fortë që na vendos në pozicion shumë të mirë, por ka shumë gjëra që ne duhet të dimë t’i bëjmë si Mercedesi, të mbajmë vendin që kemi dhe të luftojmë për të fituar garat”.

Feteli thotë se Mercedesi duhet të quhet favorit, nuk thotë qartësisht se makina gjermane është favorite, ndonëse rivali i tij kryesor, Ljuis Hamilton, është vërtet një pilot i jashtëzakonshëm. Anglezi, tri herë kampion i botës, nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë dhe të humbasë sërish titullin, ashtu siç bëri vjet. Gjithsesi, Ferrari i Fetelit doli i pari në garën e parë të sezonit në Melburn të Australisë.

Sfidanti.al