Roma në telashe, Dybala i bashkohet Pellegrinit në infermieri

Në përfundim të ndshjes Cagliari-Roma, Jose Mourinho i cili i shpëtoi shkarkimit për shkak të fitores 4-1 në ishull, foli edhe për gjendjen e argjentinasit, Paulo Dybala i cili me shumë mundësi humbet edhe derbin me Lazion në muajin nëntor.

“Vetë Dybala nuk është optimist dhe as unë nuk jam optimist për gjendjen e tij. Duhet të presim rezultatet e analizave por unë u besoj shumë ndjesive të lojtarëve dhe mendoj se situata është serioze. Me siguri do ta humbasim për një kohë të gjatë”.

Mungesa e argjentinasit është e sigurt që sfidën e 28 tetorit kundër Interit, ndërsa bashkë me kapitenin Lorenzo Pellegrini nuk të mos jetë i pranishëm as në 12 nëntor në ndeshjen Lazio-Roma.

Sfidanti.al