Lewandowski tremb Barcelonën

Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e Robert Lewandowskit, të pësuar në ndeshjen ndaj Portos të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi polak u pa duke çaluar teksalargohej nga stadiumi i klubit portugez, ndërsa klubi katalanas konfirmon ndrydhjen në kyçin e këmbës.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë sulmuesi, ndërsa Xavi shpreson që ai të humbasë minimalisht një ndeshje. Barcelona përballet me Real Madrid më 28 tetor në La Liga dhe mungesa e tij do të ishte një handikap i madh për ekipin kampion të Spanjës. Në orët në vazhdim do të sqarohet se sa do të mungojë Lewandowski, por ka shumë mundësi që ai të mos jetë i pranishëm në El Clasico.

sfidanti.al