Gareth Southgate ka publikuar listën me të besuarit e tij për ndeshjet e radhës eleminatore të Euro 2024. Trajneri i Anglisë ka surprizar me vendimin për të thirrur Bukayo Saka, i cili është i dëmtuar por trajneri Southgate synon ta rikuperojë në momentet finale. Jarrod Boëen dhe Ollie Watkins rikthehen në listën e “Tre Luanëve”. Anglia do të luajë fillimisht një miqësore me Australinë dhe më pas do të udhëtojë në Itali për duelin me skuadrën e Luciano Spalletit që do të caktojë edhe fatet e grupit kualifikues ndërsa dy mungesa të rëndësishme do të jenë Mason Mount dhe Raheem Sterling të cilët nuk u grumbulluan nga Southgate.
sfidanti.al