Antonio Cassano dhe Rafael Leao në përplasje të hapur

Pas ndeshjes Borussia Dortmund-Milan, ish-sulmuesi Antonio Cassano ka kritikuar paraqitjen e portuhezit Rafael Leao, i cili nuk e ka gëlltitur dot kritikën e barezit. Sipas Casaanos, sulmuesit të Milanit i mungon pasimi i fundit por Leao nuk është aspak dakort dhe ai i është përgjigjur në rrjetet sociale me një ikonë që simbolizon “palaçon”.

Shumë i qartë Leao në qëndrimin e tij kundër ish-sulmuesit italian i cili theksoi gjithashtu se portugezi në ndeshje të tilla duhet të bëjë diferencën dhe ai nuk arriti të tregohej në lartësinë e ndeshjes së Champions League.

sfidant.al